Maqedonia e shënon Ditën e Evropës dhe fitoren mbi fashizmin

Me disa aktivitete në Maqedoni sot do të shënohet 9 Maji – Dita e fitores mbi fashizmin dhe Dita e Evropës.

Në BE-MK infoqendër në Shkup, sot me ngjarjen “Të rinjtë dhe mobiliteti” do të shënohet Dita e Evropës.

Ngjarjen e organizojnë Rrjeti i sapothemeluar evropian i instituteve kulturore – EUINC Shkup, Qendra italiane “Dante Aligieri”, Instituti francez në Shkup, Agjencia nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet në RM.

Ngjarja, e cila është me rastin e Ditës së Evropës, po edhe për 20 vjetorin e Servisit vullnetar evropian, janë parashikuar seminare me anëtaret e rrjetit EUINIC Shkup, në të cilën të rinjtë do të njoftohen me atë se si të përgatiten për mobilizim në Evropë, si të plotësojnë CV dhe letër motivuese në disa gjuhë, si ta përcaktojnë nivelin gjuhësor dhe si të vijnë deri në  disa informacione të dobishme në këtë temë.

Në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, në kuadër të fushatës “Të rinjtë për BE-në” sot do të mbajnë debat nga cikli “Yjet e BE-së” me temë “Barazi gjinore”.  Fjalime hyrëse, do të ketë zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Arbër Ademi, dekani i Fakultetit Juridik, Ferat Polisi dhe koordinatorja e projektit Florida Rexhepi.  Në debat do të marrin pjesë studentët nga fakulteti, prodekanë dhe profesorë.

Me rastin e Ditës së fitores mbi fashizmin, Lidhja e luftëtarëve nga LNÇ dhe lufta antifashiste e Maqedonisë oganizon tubim solemn me rastin e Ditës së fitores mbi fashizmin në Shtëpinë e ARM-së në Shkup, ndërsa në Prilep në Qendrën për kulturë “Marko Cepenkov” me filmin “Tigri i bardhë” në regji të Karen Shahnazarov do të hapet Revia e filmave rusë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button