Sali Berisha: Kërkesa e BE-së për arrestimin tim, trillim i enveristëve të Edi Ramës

Lajmi i cili u publikua ditë më parë në mediat se në kërkesë të BE-së  ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha duhet të arrestohet, Berisha i ka cilësuar si fushatë kundër tij dhe trillime të enveristëve të Edi Ramës, shkruan Express.

Ditë më parë u tha që Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian kushtëzohet me arrestimin e Sali Berishës dhe të ministrave të tij të korruptuar.

Gazetari i njohur shqiptar dhe botuesi i Gazetës Tema, komentoi për Express çështjen e luftës antikorrupsion në Shqipëri dhe mundësinë e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe antarëve të Qeverisë së tij.

– Kjo temë kohëve të fundit është diskutuar në Bruksel, në kontekst të kushtëzimit të integrimeve të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe provave që duhet të jap Tirana në luftën antikorrupsion dhe se berisha ka për çka të arrestohet. Por, një gjë e tillë vështirë se mund të ndodhë për shkak të degradimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Shqipëria duket se nuk është ende gati për këtë. Jo aq shumë nga vullneti i qeverisë se sa nga degradimi i sistemit të drejtësisë që është edhe produkt i pushtetit të Berishës”, thotë gazetari.

Lajme të ngjashme

Back to top button