Shembull se si duhen trajtuar çështjet e interesit publik

[Recension: Shënojnë rritje aksidentet në magjistralen Tetovë-Gostivar]

Gazetarët janë kujdestarë të neglizhencës së institucioneve ndaj interesi i përgjithshëm shoqëror. Ata duhet të kujdesen që mos t’i lënë për asnjë moment t’i zërë gjumi institucionet kur është në pyetje e mira e përgjithshme. Jo rastësisht thuhet – kur funksionon liria e shprehjes dhe medias, funksionon edhe demokracia. Sepse vetëm në këtë rast shihet me të vërtetë ndikimi i “demosit” në politikbërje, kuptohet, mes tjerash, edhe me asistimin e gazetarëve.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: “Shënojnë rritje aksidentet në magjistralen Tetovë-Gostivar

Data dhe koha e publikimit: 23.04.2016

Data e recensionit: 05.05.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë e vërteton konkluzionin e mësipërm. Gazetari ngre shqetësimin për numrin e madh të aksidenteve që ndodhin në autostradën Tetovë – Gostivar, si pasojë e kafshëve që dalin në rrugë, sepse rruga magjistrale në disa vende nuk ka tel mbrojtës.

“Siç edhe mund ta shihni, ky është vetëm njëri nga vendet e shumta përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar në të cilat teli mbrojtës pothuajse nuk ekziston ose është i dëmtuar skajshmërish, dhe janë këto pikërisht vendet të cilat, kafshët i shfrytëzojnë për dalje në autostradë dhe shkaktojnë aksidente”.

Përparësia e këtij raporti është që bëhet nga vendi i ngjarjes dhe gazetari me fakte të gjalla argumenton problemin që e trajton në tekst. Do të thotë, paraqet gjendjen faktike, të cilën pastaj e forcon edhe me prononcimet e vozitësve që  e frekuentojnë këtë rrugë më shpesh.

Vozitësit që frekuentojnë këtë rrugë, shprehen të revoltuar ndaj neglizhencës së institucioneve. “Ne paguajmë ja ku i kemi fiskalet por kot kjo është rrugë për vdekje, pa marrë parasysh kush është. Edhe mua më ka ndodhur njëjtë para tre vitesh dhe është turp i madh”, u shpreh një vozitës.

Vlerë shtesë në besueshmërinë e tekstit padyshim se japin edhe statistikat e dhëna për incidentet në këtë anë, e që për burim kanë SPB-në të Tetovës, që nënkupton se jepen të dhëna relevante.

Më tej, teksti fiton në gjithëpërfshirje dhe bëhet i plotë, kur në të shtohet edhe qëndrimi i institucionit që është kompetent dhe përgjegjës për rrugën Tetovë – Gostivar, drejtoria e Rrugëve të Maqedonisë.

“Ekipet tona janë duke punuar gati dy muaj gati 60 ditë janë intensivisht duke vendosur rrjetat dhe iu apeloj gjithë qytetarëve që frekuentojnë afër rrjeteve dhe ata që kanë fushat afër mos i dëmtojnë ato se vërtetë ato vlejnë jetë, pra ne i vendojmë ato për ti mbrojtur ndërsa shpesh ka ndodhur që brenda ditës ose natës ti dëmtojnë ato”, deklaroi Gajur Kadriu, Drejtor i Rrugëve të Maqedonisë.

I strukturuar mirë, me të gjitha komponentët, i plotë dhe i verifikuar me gjendjen reale faktike, duke ngritur një çështje mjaftë esenciale dhe në interes të përgjithshëm, ky tekst është një shembull se si do të duhej të duket një produkt gazetaresk, me të gjitha elementet. Dhe, me tendencë që të ndikojë në zgjidhjen e çështjes, e cila trajtohet.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button