Rrëshqitje dheu në Kinë, dhjetëra të humbur

Një rrëshqitje e madhe dheu ndodhi në provicën juglindore Fuzhian në Kinë duke varrosur dhjetëra persona nën të. Autoritetet kineze thanë se të paktën 35 persona janë shpallur të humbur, ndërsa mësohet se ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin të gjallë deri tani nga “mali i baltës dhe gurëve“ vetëm 7 njerëz.

Rrëshqitja e dheut ndodhi në kontenë Taining dhe hodhi mbi 100 mijë metra kub baltë dhe gurë mbi një kantier ndërtimi. Mësohet se pjesa më e madhe e kantierit ku po ndërtohet një hidrocentral dhe ndërtesat administrative të tij janë mbuluar nga dheu, transmeton Top Channel.

Me dhjetëra ekipe emergjence janë në vendgjarje dhe po punojnë me shpejtësi për të hequr baltën dhe për të nxjerrë sa më shumë njerëz nga aty. Mediat lokale bëne me dije, se pas rrëshqitjes së dheut, të gjitha zonat turistike në Taining, e cila është e famshme për shtigjet shumë të vizituara malore, janë mbyllur.

Rrëshqitja e dheut duket se është shkaktuar nga reshjet masive që ranë në zonë dhe që brenda 24 orësh nga e shtuna në të dielë sollën 20 centimetra shi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button