Ajeti bie me Frosiononen në Serie B

Frosinone rikthehet në Serie B. Humbja në shtëpi 0-1 ndaj Sassuolos ka bërë që skuadra ku luan edhe mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti, të mos ketë më asnjë shpresë për mbijetesë.

Pas Veronës e Frosinones, tashmë rrezikon edhe Carpi që është rikthyer në zonën e ftohtë, pasi Lazio nuk e mëshiroi aspak skuadrën vendase duke i rrëmbyer një fitore 3-1 që për bardhekaltrit shërben thjesht sa për statistika.

Derbi i Genoas foli me gjuhën e skuadrës së Gaperinit që dominoi Sampdorian me rezultatin 3-0. Dy golat e Susos dhe një i Pavolettit i rikthyen nderin Genoas që rikthehet fituese në derbin e qytetit bregdetar.

Ndërkohë, Fiorentina nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Palermos, duke u dhënë një dorë të madhe skuadrës siçiliane që largohet përkohësisht nga zona e ftohte me një pikë më shumë se Carpi.

Udinese siguroi pikën e mbijetesës në Bergamo ku barazoi 1-1 me Atalantan, transmeton Top Channel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button