Zgjohu, kundërshton vendosjen e Car Dushanit në Shkup

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! reagon ashpër kundër vendosjes së përmendores së okupuesit serb të këtyre trojeve dhe gjithë Ballkanit perëndimor, i njohur si Cari i vetëshpalluri Dushan.

“Vendosja e një figure të tillë është kontraverze nga disa aspekte. Së pari, vendosja e përmendores së një okupatori serb flet për krizën e identitetit ose serbofilinë e atyre që e kanë vendosur. Së dyti, në kohë krizë ekonomike dhe varfëri të skajshme, vijohet me vendosjen e përmendoreve me të cilat na përqesh e gjithë bota e civilizuar. Së treti, kjo përmendore e papranueshme vendoset akoma pa u vendosur përmendoret e figurave të ndritura shqiptare”, thuhet në reagimin e Lëvizjes  Zgjohu.

Që nga nisja e këtij projekti, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! e ka konsideruar projektin  Shkupi 2014 si monoetnik dhe monofetar si dhe e ka sfiduar atë më protesta të njëpasnjëshme. Fatkeqësisht, ky projekt vijon të jetë i tillë edhe pas shumë viteve.

ZGJOHU! shpreson që mungesa e identitetit kombëtar tek individ dhe grupe të caktuara në këtë vend nuk do ta mbaj peng gjithë shoqërinë dhe të ardhmen e vendit.

“Menduam që projekte sikur enciklopedia, Shkupi 2014, kisha në Kala dhe të tjera u tejkaluan dhe pas trazirave që ato shkaktuan do të fillohet të mendohet shumë më tepër për ardhmërinë se sa për të kaluarën, por doli në sipërfaqe thënia e vjetër popullore që ujku qimen e ndron, por vesin jo”, thuhet n?ë reagimin e Lëvizjes Zgjohu .

 

Lajme të ngjashme

Back to top button