Befason kundërshtarët, Khan përkujton viktimat e Holokaustit

Kryetari i sapozgjedhur i Londrës, Sadiq Khan, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të viktimave të Holokaustit, që paraqet ngjarjen e tij të parë në të cilën merr pjesë në cilësinë e njeriut të parë të Londrës, raporton Anadolu Agency (AA).

Khan sot morri pjesë në një shërbim përkujtimor në veri të Londrës, që konsiderohet një lloj kundërpërgjigjeje ndaj akuzave parazgjedhore të Partisë Konservatore e cila pohonte se ai mbron ekstremizmin dhe se në radhët e laburistëve ka antisemitizëm.

Mijëra persona të komunitetit hebre në Londër, ishin pjesëmarrës të ceremonisë së sotme përkujtimore, përfshirë 150 të mbijetuarit e Holokaustit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button