“Nuk mund të fitohet duke kufizuar të drejtat sociale të punëtorëve”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pohuar se nuk mund të fitohet duke kufizuar pagat dhe të drejtat sociale të punëtorëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në një fjalim në Konferencën e 8-të Ndërkombëtare mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e cila është mbajtur në Qendrën e Kongreseve Haliç në Stamboll u shpreh se “Nuk mund të fitohet duke kufizuar pagat dhe të drejtat sociale të punëtorëve dhe duke mos marrë masat për mbrojtjen e punonjësve nga aksidentet dhe sëmundjet profesionale. Ai fitim që përfitohet në këtë mënyrë është në kundërshtim me vlerat tona.”

Ndërsa ka shprehur kënaqësinë që një pjesë e madhe e sindikatave në vitet e fundit kanë festuar 1 Majin në përputhje me frymën dhe kuptimin dhe plotësisht si një festë të punëtorëve, Erdoğan ka pohuar se “dua të theksoj veçanërisht se këto pamje i vërej si një pjesë e normalizimit, e pjekurisë dhe demokratizimi të vendit tonë.”

-“Ti japësh të drejtën e djersës punëtorit, do t’iu bëjë më të pasur”

Në lidhje me dhënien e të drejtave punonjësve presidenti Erdoğan ka theksuar se: “Unë nga këtu i bëj thirrje fillimisht shtetit dhe punëdhënësve që të lënë mënjanë shfrytëzimin e djersës së punëtorit kur kryeni vlerësimet e pagesave. Duhet ta dini se dhënia e të drejtës së djersës së punëtorit do të rritë akoma edhe më shumë rendimentin tuaj dhe do t’iu bëjë më të pasur.”

Duke vënë në dukje se nuk e pranon kurrë qasjen që njeriu të vërehet me të njëjtën vlerë me një makineri në procesin e prodhimit në fabrikë Erdoğan u shpreh se: “Ata që kanë një qasje të tillë ndaj njeriut, për të reduktuar kostot e prodhimit, për të rritur marzhet e fitimit sigurisht që nuk kursehen të hedhin hapa me nënvlerësim të njeriut. Ai fitim që përfitohet në këtë mënyrë është në kundërshtim me vlerat tona. Kjo nuk është fitim, por është vjedhje. Kjo është të grabitësh të drejtën e punëtorit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button