Duke u zbavitur u pastrua Vodno në Shkup

Në një atmosferë të bukur kaloi sot shoqërimi i të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike në Vodno, të cilët si vullnetarë morën pjesë në aksionin për mbledhjen e mbeturinave, nën moton e projektit “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!”. Ata, të veshur me bluza me këtë moto, duke zbritur nga maja e malit deri në Vodnon e Mesme, mblodhën një sasi të konsiderueshme të mbeturinave të hedhura udhës. Aksionit iu bashkëngjit edhe një grup të punësuarish në Sektorin për Ruajtjen e Mjedisit Jetësor të Qytetit të Shkupit.

Organizator i këtij aksioni është Lëvizja për Edukim dhe Avancim të Dialogut LEAD. Ky është projekti i parë i kësaj shoqate joqeveritare.

Me projektin “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” janë paraparë gjashtë aksione të këtilla, në gjashtë muajt e ardhshëm.

Krahas pastrimit të malit, aksioni ka për qëllim edhe ta ngritë vetëdijen publike te qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor. Ky aksion ka edhe karakter shumetnik.

Projekti “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” përkrahet nga programi Civica Mobilitas.

Civica Mobilitas është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike. Ky projekt përkrahet edhe nga Sektori për Mbrojtjen e Ambientit Jetësor i Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button