Molliqaj për Nismën: Po afrohet përsëri me PDK-në nëpërmjet AAK-së

ekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një shkrim të gjatë, i është përgjigjur kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.

Molliqaj shkruan se Nisma për Kosovën e ka humbur kursin e vet politik dhe se tashmë përsëri po afrohet nga partia e vjetër – Partia Demokratike e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Këtë afërsi me PDK-në, Nisma po e bënë me ndërmjetësimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Molliqaj.

“Në këtë dyvjetor të saj Nisma nuk mund të mbetej vetëm nismë. Ajo duhej të vazhdonte. Dhe, krerët e saj u përcaktuan për vazhdimin e vetes së tyre personale dhe braktisjen e idesë së Nismës politike. Ata ngadalë, por sigurt po rikthehen në PDK me ndërmjetësimin e AAK-së”.

Molliqaj në shkrimin e tij thotë se përkrahësit e Nismës janë të zhgënjyer me veprimet e fundi të Jakup Krasniqit, prandaj edhe po i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje.

“Anëtarësia e Nismës që është socialdemokrate dhe patriotike është progresive. Ajo te Jakup Krasniqi e ka parë figurën e saj udhëheqëse (dhe disi të shtypur nga Fatmir Limaj). Mirëpo, me koalicionin AAK-Nisma ajo e humbi këtë figurë e Krasniqi dhe Nisma natyrshëm e humbin atë anëtarësi që tash po ashtu natyrshëm i bashkohet Lëvizjes sonë”.

Mua si aktivist më kanë frymëzuar e motivuar ngahera të burgosurit politikë dhe luftëtarët e lirisë. Në mesin e tyre sidomos edhe Baca Jakup. Ama rreshtimi i tij në koalicionin me AAK, që po del të jetë më shumë kundër Vetëvendosjes, sesa kundër qeverisë, do t’ia bëjë të pamundur ta afirmojë socialdemokracinë dhe bashkimin kombëtar”.

“Vetëm bashkë me Vetëvendosjen ai do të mund t’i bënte këto, bashkë me shokët e tij në Vetëvendosje; si Ismajl e Sami Kurteshi, Gani Krasniqi, Hydajet Hyseni, Rexhep Selimi etj”.

“E sa për Thaçin e kundër pazareve të tij, kryeparlamentari Krasniqi i kishte dy shanse ideale që s’i përdori: kur u bë Pacolli president (2011) dhe kur u ratifikua marrëveshja Thaçi-Daçiq (2013). Ato ishin momente vendimtare politike kur ka mundur të japë dorëheqje dhe ta nis Nismën. Sot, Jakup Krasniqi tashmë ka vendosur që të mos ketë shans të tretë. Koalicioni AAK-Nisma është vulosje e këtyre dy huqjeve paraprake. Çka do që thotë e bën, e ka nga kjo pozitë e re që e kthen kah partia e vjetër”, shkruan Molliqaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button