Edhe një koalicion i ri në skenën politike në vend

FRODEM- Fronti për Maqedoni Demokratike, Lidhja Demokratike, MORO- Partia e Punës dhe DEMOS, kanë formuar “Koalicionin për Ndryshime dhe Drejtësi”, në interes të veprimit të përbashkët, transmeton Portalb.

Përfaqësuesit e koalicionit kanë theksuar prioritetet të përfshira në Platformë, për të cilën janë bashkuar këto subjekte politike.

Pavle Trajanov nga LD theksoi se, “Kjo platform është përgjigje ndaj sfidës qytetare, që të formohet një bllok më i fortë që do të veprojë për ndryshime dhe drejtësi në Maqedoni.

Sipas tij, qëllimi i platformës është të bëhen reforma rrënjësore, që të sigurohen kushte për zgjedhje fer dhe kredibile.

Profesori Jove Kekenovski nga FRODEM theksoi se qëllimi i këtij koalicioni është nevoja për të shpëtuar nga kjo errësirë e forcave politike.

“Maqedonisë i duhen politikanë të përgjegjshëm. Qëllimi jonë është një Maqedoni e drejtë, e liruar nga strukturat kriminale dhe profiterët partiak”, potencoi ai.

Në një linjë të mendimit kanë qenë edhe Emil Atanasov nga DEMOS dhe Goran Zafirovski nga MORO- PP. “Sistemit i duhen ndryshime rrënjësore”, porosisin nga koalicioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button