Rritet popullariteti i Obamas, buzëqesh Klintoni

Popullariteti i Barack Obamës po rritet tamam në kohë për të ndihmuar Hillari Klintonin e për të organizuar kështu fushatën e fundit të jetës së vet politike.

Një sondazh CNN-it tregon se mbështetja e amerikanëve për presidentin është rritur në 51%. Obama është tashmë në territor pozitiv që prej shkurtit, periudha më e gjatë kjo e favorizimit që nga rizgjedhja në krye të Shtëpisë së Bardhë në 2012-n. 49 përqind e të intervistuarve, 7 përqind më shumë se në muajin janar, mendojnë gjithashtu se gjërat po shkojnë mirë në vend.

Ky hov i ndjeshëm i popullaritetit është lajm i mirë për presidentin, arritjet e të cilit kanë pasur në shumicën e rasteve një kosto të rëndë politike në kohën e ndasive të thella mes kampeve. Po ai mund të jetë akoma më i mirë për Klintonin, që përgatitet për një përballje të egër me Donald Trumpin në nëntor. Një Obamë popullor do ta ndihmonte shumë fushatën e ish-sekretares së Shtetit me zgjimin e entuziazmit mes simpatizantëve demokratë.

Xheb Bush, sakaq, u bë më herët republikani i fundit që deklaron hapur se nuk do ta mbështese Donald Trumpin dhe nuk do ta votojë në zgjedhjet presidenciale. Përpara tij, distancimin nga miliarderi njujorkez e bëri publik dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, e bashkë me të dhe i ati e i vëllai i Bushit, që me këtë lëvizje të tyre, thyen traditën. Ka dhe republikanë që thonë se përballe Trumpit me mirë përkrahin Hillarin, por këtë mundësi Xheb Bushi e përjashtoi plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button