Ditë botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

­ Me rastin e Ditës botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ­ 8 Maji, Kryqi i Kuq i Maqedonisë u inkuadrua në fushatën globale të Federatës ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, që zhvillohet nën moton “Gjithkund për secilin”.

“Gjithkund në botë lëvizja ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është e pranishme për secilin. Përmes rrjetit global nga pothuajse gjysmë milionë persona të punësuar dhe mbi 17 milionë vullnetarë, Kryqi i Kuq/Gjysmëhëna e Kuqe vepron si forcë për ndryshim pozitiv për kategoritë më të rrezikuara në situata si përgjigje e nevojave në rast të katastrofave dhe konflikteve të armatosura, sigurim të mbështetjes në qendrat urbane dhe rajonet vështirë të depërtueshme, si dhe përfaqësim në dobi të tyre në qarqet politike dhe qeveritë. Duke u nisur nga parimet themelore e mobilizojmë fuqinë e humanizmit për të shpëtuar jetë dhe t’i zvogëlojmë vuajtjet”, thuhet në porosinë nga Kryqi i Kuq.

Si pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës botërore, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë nesër do të hapë Qendër për logjistikë në Momon Potok në Shkup. Qëllimi i hapjes së Qendrës për logjistikë është përforcim dhe avancim i kapaciteteve për mbështetje logjistike të shoqërisë kombëtare, si dhe kontribut ndaj unitetit funksional, disejnit të unifikuar dhe njohje në shtet dhe më gjerë, kumtoi Kryqi i kuq i RM­së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button