Persona të armatosur vrasin tetë policë në Egjipt

Katër persona të armatosur kanë vrarë tetë policë të veshur me rroba civile në jug të Kajros në Egjipt të shtunën, shkruan CNN, përcjellë Klan Kosova.

Zyrtarët policorë po udhëtonin në një minibus të qeverisë dhe po kryenin kontrolle të zakonshme të sigurisë në qarkun e Helwan-it kur u sulmuan, thuhet në një deklaratë për media lëshuar nga Ministria e Brendshme e Egjiptit.

Të armatosurit kanë gjuajtur dhe vrarë policët e më pas kanë ikur thuhet në deklaratë.

Forcat e rendit janë vendosur nëpër të gjithë zonën dhe kanë zënë edhe postblloqe duke lëshuar kështu një aksion të madh për kapjen e vrasësve.

Sipas kalibrit të plumbave që janë gjetur në vendin e ngjarjes, autoritet besojnë se sulmuesit kanë përdorur armë automatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button