Vijon zjarri në Kanada, zgjatet vargani i banorëve dhe automjeteve

Zjarri i pak ditëve më parë që përfshiu pyllin dhe banesat e qytetit Fort McMurray në Kanada vijon ende. Shkak i shtimit të flakëve të zjarrit janë bërë temperaturat e larta deri në 28 gradë celsius. Për pasojë 88,000 banorë janë detyruar të braktisin banesat e tyre.

Ende nuk ka një bilanc të plotë të dëmeve të shkaktuara nga zjarri masiv, por mendohet që kostoja të jetë rreth 7 miliardë dollarë. Rreth 2,500 automjete dhe 7,500 njerëz përbënin varganin që u nis drejt jugut gjatë të premtes. Fillimisht qindra banorë kërkuan shpëtim në kampet e naftës dhe vendbanimet në veri të qytetit, por u detyruan të ktheheshin mbrapsht pasi zona ishte mbipopulluar.

Për shkak të evakuimit në masë, të paktën 10 operatorë nafte kanë ndërprerë prodhimin, ndërkohë që masa të tjera urgjente pritet të merren.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button