Shtrenjtohen cigaret, ja çmimi i ri

Lajm i keq për duhanpirësit, posaçërisht për ata që pinë 57 dhe Classic. Nga 1 dhjetori çmimet me pakicë të duhanit te disa asortimente të “Imperial Tobaco TKC” do të ritën për 5 denarë dhe atë tek 6 lloje të cigareve të brendeve 57 dhe Classic.

Ndryshe në muajin prill janë shtrenjtuar cigaret e brendit “Rodeo” për tre denarë, “Bos” ka ngelur me çmimin e njëjtë, ndërsa muajin e kaluar çmimi i “Brend” me paketim te forte është rritur për 5 denarë dhe tani kushton 50 denarë. 

Është rritur edhe çmimi i cigareve “19” të cilat tani shiten për 40 denarë për kuti.

Lajme të ngjashme

Back to top button