Partia politike “Uniteti” themeloi degën e saj në komunën Çashkë

Partia politike “Uniteti” sot themeloi degën e saj në komunën Çashkë. Në fshatin Jabollçishtë, kuvendarët e Çashkës në mënyrë aklamative zgjodhën për kryetar të degës gazetarin e diplomuar Muhamed Kadriu. Gjithashtu u zgjodhën edhe organet tjera lokale të “Unitetit” që parashihen me statutin e partisë.

Kryetari i ri pas zhgjedhjes shpalosi edhe plan programin e tij për veprim në mandatin katër vjeçar.

Në Kuvendin zgjedhorë ishin të pranishëm anëtarë të Kryesisë së “Unitetit”, si dhe Kryetari i partisë, Gjeneral Gëzim Ostreni, i cili para kuvendarëve mbajti fjalim rasti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button