Kumanovë, familjarët organizojnë marsh në Lagjen e Trimave, kundërshtojnë protestat politike

Familjet e prekura nga konflikti i armatosur më 9 Maj, 2015 në Kumanovë në përkujtim të të rënëve dhe të burgosurve, paralajmërojnë marshin përkujtimor, në një kumtesë tës Këshillit të Familjareve.
Marshi do të mbahet nga lagja e tyre, deri në hyrje të qyteti të Kumanovës, tha Shaban Demiri nga Këshilli i Familjarëve.

Në prag të shënimit të një vjetorit të ngjarjeve të përgjakshme në Kumanovë, Këshilli Familjeve të Lagjes së Trimave, doli me qëndrim kundër paralajmërimit nga Këshilli Opozitar se protesta e tyre do të fillojë nga lagja ku ndodhi ngjarja, vitin e kaluar. Shaban Demiri, përfaqësuesi i Këshillit te familjeve të kësaj lagje thotë se askush nuk është konsultuar me ata që të organizohet proteste në emër të tyre, andaj do ta bojkotojnë atë që mos të keqpërdoret, siç thotë ai, vepra sublime e të rënëve dhe e të burgosurve për qëllime politike, njofton TV 21.

“Nuk e di sa ka peshë ajo punë që ata do të vijnë këtu pa na lajmëruar neve. Së pari, ne nuk e dimë se kush janë dhe nga doli ky Këshilli opozitar. Ne, edhe partive politike iu kemi treguar. Nuk na kanë dal krah atë ditë kur është dashur dhe nuk kanë vend këtu. Iu kemi treguar të gjitha partive politike se këtu e keni STOP! Prej lagjes së Trimave mundet me u nisë vetëm Marshi Përkujtimor dhe atë do ta bëjmë. Do të organizojmë një marsh përkujtimor për hir te dëshmorëve dhe viktimave të rënë këtu. Ne do t’i përkujtojmë ata për sa të jetë jeta”, u shpreh Shaban Demiri, Përfaqësues i Këshillit të familjarëve.

Marshi perkujtimor Lagjja e Trimave Kumanove

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button