fbpx

Shutova sundon volejbollin në Maqedoni

Skuadra e volejbollit Shutovoa nga Kërçova ka shënuar fitore të sigurt në duelin e tretë të finales së “play Off”-it, ndërsa kundërshtari i tyre Strumica nuk ka mundur të bëjë asgjë edhe në duelin e tretë pasi që humbi me rezultat 3:0 (25:20, 25:17 dhe 25:22).

Që në fillim kur kiste filluar faza e “Play Off”-it, trajneri Bejtulla Emini kishte thënë se skuadra e tij do të futet me shumë seriozitet në këtë përballje, andaj edhe kështu ndodhi. Titulli kampioni i Shutovës u paralajmëruar kur kërçovarët kishin fituar ndeshjen e dytë si mysafire.

Në duelin e sotëm të gjithë volejbollistët dhanë maksimumin, duke mos e nënvlerësuar kundërshtarin, ndërsa pikën e fundit dhe të fitores e mori Abil Ajeti.

Salla e sportit në Kërçovë ishte e vogël për të pranuar të gjitha dashamirët, por ata që ishin mbledhur festuan me zurle e tupane, duke e festuar titullin e dytë në këtë vit të Shutovës, që më parë ishte kurprëzuar me titullin e Kupës së Maqedonisë, ku kishte mundur pikërisht ekipin e Strumicës. Klubi Shutova për herë të parë në historinë e vet arrin të kurorëzohet me titullin kampion dhe atë të Kupës, duke bërë që 20 vjetori i klubit të jetë edhe më madhështor. /Portalb.mk/

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close