Pahor: Ballkani është terren natyror për zgjerimin e BE-së

Presidenti slloven Borut Pahor sot deklaroi se Ballkani Perëndimor është “terren natyror” për zgjerimin e BE-së dhe theksoi se për shkak të ndijshmërisë në rajon, procesi i zgjerimit nuk duhet të jetë vetëm proces teknik, por zgjerimi nënkupton edhe proces serioz politik.

Në fjalimin e konferencës së sigurisë në Budvë, Pahor tha se suksesi në zgjerim varet nga përkushtimi ndaj BE-së dhe NATO-s, si dhe nga përkushtimi pa rezervë i çdo vendi në rajon ndaj zgjidhjes sl çështjeve bilaterale dhe multilaterale të cilat mund ta pengojnë vijimin e suksesshëm të negociatave, transmetoi STA.

“Ky kuptim është kyç për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, theksoi Pahor. Siç tha ai, vetëdija për këtë mund të ngritet përmes procesit për bashkëpunim rajonal Bërdo-Brioni dhe në lidhje me të, shprehu bindje se samiti i ardhshëm i kësaj iniciative në Sarajevë do të jetë me rëndësi të madhe. Pahor këtë qëndrim e tregoi në panelin e presidentëve, në ditën e fundit nga forumi politik dhe i sigurisë në Budvë, në të cilin morën pjesë edhe presidentët e Kroacisë dhe të Malit të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button