Fasadat e “Shkupi 2014”, “bomba të montuara”

Një pjesë e fasadave të objektit “Shkupi 2014”, paraqet rrezik për jetën e qytetarëve. Arsye është që materiali izolues i cili shfrytëzohet për fasadimin e ndërtesave nuk i plotëson kushtet për mbrojtje nga zjarri, gjegjësisht digjet.

Sa për përkujtim zjarri që kaploi në orët e hershme në mëngjesin e 16 shkurtit objektin EVN/ELEM në Shkup, është shkaktuar nga mjetet e punës që është që është bërë fasada, gjegjësisht si pasojë e zjarrit ka ardhur nga djegia e fasadës, transmeton Portalb.

Shpejtësia e përhapjes së zjarrit të tërë fasadës ngriten dyshime se izolimi i cili është vendosur nën fasadë nuk është në bazë të standardeve apo nuk ka qenë zjarr-rezistuese, por përkundrazi që digjet shpejt. Dyshime të këtilla janë ngritur edhe nga punëtorët, por edhe nga inxhinierët ndërtimtar të cilët punojnë në vendosjen e fasadës në ndërtesën EVN/ELEM.

Sipas tyre, nga përvoja që kanë me materiale ndërtimtare, ata vlerësojnë se zjarri është shkaktuar nga materialet që nuk janë kualitative dhe që menjëherë digjen.

Sipas disa burimeve të “Libertasit”, thuhet se EVN si kompani deri te instituti për inspektimin e materialeve  në Universitetin Ndërtimtar në Shkup ka dorëzuar material izolues, ndërkaq ata kanë konstatuar se materiale është jo-rezistues nga zjarri. Pastaj, nuk ka informata se deri ku ka shkuar procedura e njëjtë.

Sipas burimeve të njëjta EVN për rikonstruimin e fasadës ka projektuar që ajo të bëhet me gur artificial dekorativ, ndërkaq pas intervenimit të Qeveri është ndërruar në material poliuretan.

Megjithatë, EVN ende nuk ka raport përfundimtar nga MPB se si është shkaktuar zjarri. Dyshimet janë se raporti vonohet për shkak se pushteti frikësohet që rasti të mos del në pah dhe mundësia e EVN-së të kërkojë dëmshpërblim nga shteti, nëse konstatohen dyshimet si të vërteta.

Sipas të gjitha gjasave nga po i njëjti material janë të ndërtuara edhe fasadat tjera të projektit “Shkupi 2014”. Nëse do të bëhet revizion do të mundet të konfirmohet se a janë respektuar normat nga tenderët e publikuar.

Përndryshe “Poliuretani” ka nivel të ulët të rezistencës ndaj zjarrit, ka rrezik të madh që të digjet

LEXO: Përfshihet nga zjarri ndërtesa e EVN-së në qendër të Shkupit (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button