Nikollovski akuzoi për keqpërdorime me paratë nga projekti “Ndihmë japoneze”

Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski akuzon se janë kryer keqpërdorime me paratë nga fondi për projektin “Ndihmë japoneze” në resorin bujqësi. Nikollovski sot prezantoi Raport të Komisionit për menaxhim të mjeteve nga ndihma e Qeverisë japoneze, i cili, siç pohon, tregon se firmës “Faktor konstalting” nga xhiro-llogaria e fondit kompenzues i është kryer pagesë e tre milionë denarë ve(50.000 euro) për paushall mujor dhe pagesë të borxhit.

“Në mënyrë plotësuese nga kjo llogari janë tërhequr rreth 9 milionë denarë të reja (rreth 150.000 euro), të holla për të cilat Komisioni i Ministrisë konstaton se nuk ka mbulesë se si dhe pse janë tërhequr nga subjekti juridik dhe për këtë me shkrim e informon ministrin Cvetkov më 30 shtator të vitit 2015”, deklaroi Nikollovski.

Ai pyeti “se si mundet pa mbulesë nga llogaria e Ministrisë që është e dedikuar për grumbullim të ndihmës së huaj për zhvillim të bujqësisë dikush të tërheqë qindra mijë euro pa mbulesë?”. Nga viti 2009 e këtej, theksoi Nikollovski, nuk ka shpallje për shfrytëzim të mjeteve përmes këtij fondi nga Qeveria japoneze.

“Me këtë pengohet edhe hapja e burimeve të reja të financimit të bujqësisë tonë nga Japonia. Kërkoj që Qeveria menjëherë të ndajë mjete për mbulim të humbjeve në këtë fond, ndërsa me këtë edhe mundësim të shfrytëzimit të këtyre mjeteve të pakthyeshme”, tha Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button