“Bankënotat” 360.000 euro me fotografinë e Taleskit – hit në Manastir (VIDEO)

Pas aksionit gueril nga aktivistët civil, “bankënotat” ngjyrë purpur që ngjajnë me ato të 500 eurove, por që për dallim nga ato këto kanë “vlerën” e 360.000 eurove dhe kanë në to fotografinë e kryetarin të Manastirit Vlladimir Taleskit janë bërë hit në Manastir, njofton Telma, transmeton Portalb.

Manastirasit me shaka i paguajnë kafetë me këto para në “Shirok Sokak” apo “Rrugën e Gjerë”, dyqanxhinjtë i rrotullon në duar dhe dëshirojnë të jenë të vërteta, ndërkaq më të moshuarit thonë që të rinjtë kanë dërguar porosi të mirë deri te politikanët.

“Aksioni gueril ishte i shkëlqyeshëm, i ka treguar kryetarit të Manastirit se aq para i ka borxh buxhetit komunal. Për atë në paratë shkruan 360.000 euro”, tha një manastiras.

Të tjerët thonë që kjo bankënotë e rrejshme duhet të shndërrohet në suvenir.

“Dua ta kem për kujtim, dua ta mbaj në koleksionin tim të suvenirëve”, tha një tjetër manastiras, transmeton Portalb.

Të tjerët, megjithatë, vlerësojnë se tanimë asgjë nuk i prek politikanët.

Përndryshe, kjo situatë vjen pas aksionit gueril të cilën e realizuan disa aktivistë civil ku gjatë mbajtjes së konferencës për shtyp, të njëjtët u paraqitën me pllakat ku shkruante “urime abolimin”.

Pasi e shfaqën pllakatin, mbi Taleskin dhe funksionarët e tjerë, aktivistët gjuajtën me euro të improvizuara apo tani siç i quajnë 360-mijëshe.

PSP e ka akuzuar kryetarin e Manastirit dhe 21 persona të tjerë për keqpërdorimin e kësaj shume parash nga buxheti i shtetit, në lidhje me transportin e nxënësve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button