Trajnim i mësimdhënësve nga shkolla e mesme për zbatimin e metodave interaktive

Shtatë mijë mësimdhënës në të gjitha shkollat e mesme në Maqedoni sot e filluan trajnimin nga projekti “Metodat dhe teknikat bashkëkohore të mësimit”, qëllimi i të cilëve është që ta përmirësojë cilësinë e mësimit interaktiv në shkollat e mesme.

Trajnimi ka pjesë teorike dhe mbështetje në vetë mësimin me shembuj praktikë, që të nxitet kreativiteti i mësimdhënësve dhe nxënësve, të zhvillohet mendimi kritik te nxënësit dhe të krijohen parakushte për shfrytëzim më të madh të përmbajtjeve digjitale. Projekti zbatohet me mbështetje të “University Kolege” nga Londra.

Në fazën e dytë janë trajnuar këshilltarë të Byrosë për zhvillimin e arsimit (NZHA) të cilët tani, në fazën e dytë të procesit, i trajnojnë mësimdhënësit. Deri në fund të qershorit, trajnimet duhet të përfundojnë në të gjitha shkollat e mesme, ndërsa në shtator do të fillojë monitorimi në shkolla. Në ditën e parë të trajnimit të mësimdhënësve, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski dhe drejtoresha e NZHA-së Vesna Horvatoviq sot e vizituan shkollën e mesme ekonomike-juridike “Vasil Antevski-Dren”. Ristovski theksoi se bëhet fjalë për një nga projektet dhe proceset më të rëndësishme të cilat MASH-i dhe NZHA i zbatuan gjatë këtij viti shkollor.

Drejtoresha e Byrosë Vesna Horvatoviq tha se mësimdhënësit do të marrin certifikatë e cila njihet nga Byroja për zhvillimin e arsimit dhe nga “University Kolege” nga Londra dhe se kjo do t’u ndihmojë në zhvillimin e tyre profesional dhe në karrierë.

“Trajnimi përbëhet nga trajnim teorik tetë orësh dhe mbështetje tetë orësh në vetë shkollat nga ana e këshilltarëve. Do të thotë, jo vetëm trajnim i cili tani do ta dëgjojnë mësimdhënësit, por edhe gjatë vitit shkollor do të vizitohen nga këshilltarët, me qëllim që t’u ndihmohet atje ku kanë nevojëpër ndihmë dhe që të dëgjohen sugjerimet e tyre për përmirësimin e procesit mësimor”, shtoi Horvatoviq.

Përndryshe, në ueb faqen e Qendrës shtetërore për testim (http://prasanjaeksterno.dic.edu.mk) sot është publikuar lista me pyetjet për testimin ekstern për nxënësit, i cili do të zbatohet prej 7 deri më 11 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button