Shpronësohet “pallati i Lulzim Bashës”

Ndaj kompleksit “Jon”, i njohur ndryshe si “pallati i Lulzim Bashës”, dje është depozituar një kallëzim penal.

Dosja prej 49 faqesh është depozitura në prokurorinë e Vlorës nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në cilësinë e kreut të Task-Force-s, ku janë paraqitur të gjitha shkeljet që janë konstatuar nga INUK-u.

Kallëzimi është bërë pas njohjes me relacionet e paraqitura nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe dokumentet bashkëngjitur këtyre relacioneve, transmeton shekulli. 

Task-Forca ka analizuar situatën ligjore dhe faktike të objektit në ndërtim; “Godinë banimi dhe shërbime 1-4-5 kate + 1 kat papafingo + 1 kat nëntokë dyqane”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë”- bëhet me dije nga Ministria e Brendshme. Nga relacionet e paraqitura janë vërejtur shkelje të rënda të legjislacionit në fushën e pronësisë, në zbatimin e lejes së ndërtimit si dhe probleme të krijuara nga ky ndërtim në perspektivën e zhvillimit turistik të zonës.

Lajme të ngjashme

Back to top button