Obama me mesazh të fuqishëm drejt Trampit

 “Kjo nuk është një reality show. Kjo është gara për president të Shteteve të Bashkuara, kjo është punë serioze”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama duke kritikuar kandidatin kontrovers republikan për president, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Obama, duke përmendur Trump-in tha se “marrja e Zyrës Ovale nuk është reality show”.

Ai iu dërgoi kritika gazetarëve që “serizisht ti kuptojnë deklaratat e Trump”-it.

“Duke potencuar cirkun dhe spektaklin, kjo nuk është diçka që ne mund të përballojmë. Është e rëndësishme të kuptojmë seriozisht atë që Trump tha më parë. Gjithashtu, duhet ta kuptoni se çdo kandidat presidencial është nën mbikëqyrje që populli amerikan të dijë se kush është ky njeri. Nëse kandidatët marrin qëndrim në disa çështje ndërkombëtare e cila shkakton luftë, ose kanë potencial për të minuar marrëdhëniet tona me vendet e tjera, ajo mund të thyejë sistemin tonë financiar. Votuesit le të vendosin nëse ai është një kandidat që përfaqëson ata dhe pikëpamjet e tyre”, ka thënë Obama.

Presidenti aktual amerikan më parë në pyetjet e gazetarëve nuk deshi të jap ndonjë koment rreth Trump-it duke thënë se “nuk i lexon tweet-et e tij, për shkak se ajo nuk është interesante për askënd”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button