Zyrtari i klubit nga La Liga: Do të luajmë që ky ekip të mos e fitojë titullin

Zyrtari i Espanyolit, Ramon Robert ka pranuar se skuadra e tij do të mundohet që t’i prishë punë rivalit të qytetit Barcelonës në garë për titull të kampionit në La Ligë.

Zyrtari i Espanyolit, Ramon Robert ka pranuar se nuk dëshiron që rivali i qytetit Barcelona ta fitojë titullin e kampionit në La Ligë.

Barcelona pret Espanyolin në “Camp Nou” të dielën në ndeshjen e xhiros së parafundit, derisa ka pikë të barabarta me Atletico Madridin dhe një më shumë se Real Madrid.

Por, Robert dëshiron t’i prishë punë ekipit “Blaugrana”.

“Preferoj që La Ligën ta fitojë një ekip që nuk është Barcelona”, deklaroi ai për të përditshmen sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.

“Andaj, ne do të mundohemi ta fitojmë derbin të dielën”, u shpreh Robert.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button