Pas amerikanëve, edhe OSBE kundër paketës antikorrupsion

Edhe OSBE është shprehur kundër variantit fillestar të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet ligjore në paketën e njohur antikorrupsion.

Përmes një letre drejtuar Komisionit të Ligjeve, ministrit Naço dhe kryeprokurorit, ambasadori i OSBEsë Florian Raning, thekson se transferimi i kompetencave për të hetuar e gjykuar korrupsionin tek Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, është në fakt, një hap mbrapa në luftën kundër këtij fenomenit.

Vetë ministri i Drejtësisë Nasip Naço sqaron se të gjithë organet e tjera kanë dështuar, ndaj krimet e rënda mund të sjellin ndryshimin e shumëpritur. ”Është Prokuroria dhe Gjykata më e mirë. Është një Gjykatë e krijuar në vitin 2004, është një histori suksesi në sistemin e drejtësisë. Janë këtë gjyqtarë dhe prokuror as opinioni publik pra dhe në perceptim janë nga më korrektët ligjor në hetimin dhe në gjykimin e veprës penale. Besoj se do të ishte zgjidhja më e mirë që të hetosh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, të hetoheshin nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sepse ndryshe vepron një gjyqtar dhe një prokuror në Tiranë dhe ndryshe në Shkodër dhe në Korçë, transmeton shekulli.

Pra me këtë ne kërkojmë që të unifikojmë praktikën në sistemin gjyqësor.” tha Naco. Gjithsesi,. Sipas Naços, të gjithë vërejtjet e ndërkombëtareve do të mbahen parasysh. “Do t’i vlerësojmë të gjitha propozimet, kjo është një seancë e hapur publike. Ajo që është kryesore të gjithë thonë se filozofia dhe vullneti është i pozitiv për ta luftuar korrupsionin sigurisht në dy juristë ka 100 mendime,” tha Naço. Ministri I Drejtësisë theksoi se lufta ndaj fenomenit të korrupsionit ka qenë minimale pasi nga 83 çështje të hapura për këtë vepër, gjatë 2012-s janë dënuar vetëm 38 persona. 

Lajme të ngjashme

Back to top button