fbpx

“Patriotët Mendjelirë” me ultimatum deri te VMRO-ja

Forumi i Patriotëve Mendjelirë, vlerëson se anulimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është edhe një humbje e klanit që e ka uzurpuar VMRO-DPMNE-në, njofton Portalb.

Sipas tyre, pas kësaj humbje, partia në pushtet nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet që të udhëheqin këshill shtëpiak, e jo më parti ose shtet.

“Porosisim te të gjithë se nuk do ta lejojmë aski që të fshihet pas katër shkronjave të shenjta dhe të vazhdojë të manipulojë dhe ta keqpërdor anëtarësimin, por edhe ta mbaj peng partinë si rezultat i abolimit të kriminelëve. Mjaft u fshehët, koha është që ta merrni përgjegjësinë për keqpërdorimet që janë bërë, nuk guxojmë të lejojmë që personat e korruptuar të aboluar, ta udhëheqin VMRO-në dhe të flasin në emër të saj”, thonë nga Forumi i Patriotëve Mendjelirë, duke shtuar se deri te, siç thonë ata klani i VMRO-së, u japin ultimatum në afat prej 10 ditëve që të njëjtët të tërhiqen dhe të organizohet kongres i jashtëzakonshëm partiak në të cilën do të zgjedhjet udhëheqësi e re e partisë, transmeton Portalb.

“Nëse edhe më tej fshihet dhe ikin nga përgjegjësia ne do të fillojmë të mbledhim nënshkrime dhe të organizojmë anëtarësime për mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm partiak dhe zgjedhjen e udhëheqësisë së re të partisë”, shtojnë nga Forumi i Patriotëve Mendjelirë. /Portalb

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close