Fiti: Mjetet po shënojnë ulje, optimizmi gjithashtu ndërsa projeksionet shënojnë recesion!

Do të ketë nevojë për rishikim të buxhetit sepse mjetet shënojnë rënie, vlerësoi kreu i ASHAM, akademiku Taki Fiti në suazat e konferencës shkencore “R. e Maqedonisë në rrugën e BE 2020, përvojat, sfidat dhe perspektivat”.

Sipas tij, projeksionet e reja të Bankës Popullore për rritje ekonomike prej vetëm 1,6% qartë tregojnë se do të ketë recesion.

“Kriza politike cenon optimizmin, investitorët janë pesimist ndërsa amvisëritë nuk shpenzojnë” tha Fiti.

Lidhur me rrogat e administratës, ai deklaroi se ato janë zë enorm buxhetor.

Ai vlerësoi se qytetarët për shkak të situatës i kanë prishur marrëveshjet e tyre me bankat për kursime n denarë, humbën normat e interesit ndërsa nuk ka nevojë për këtë sepse sistemi bankar ende është i qëndrueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button