Përderisa premtohen kopshte të reja, ai i Sarajit vazhdon të jetë i mbyllur!

Kopshti i fëmijëve në Saraj i cili i promovua përafërsisht para 8 muajve ende qëndron i mbyllur dhe jofunksional, njofton Portalb.mk.

Portalb kohë më parë kërkoi përgjegjësi nga MPPS lidhur me këtë çështje, dhe nga ky institucion theksuan se janë në pritje të listës së punësimeve që do të dorëzohet nga Komuna e Sarajit.

Kurse nga ana tjetër Komuna e Sarajit vazhdon të jetë e pakapshme për redaksinë Portalb, lidhur me shpjegimin e çështjes së mosfunksionimit të këtij objekti.

Banorët e kësaj komune ankohen se hapja e objektit po shtyhet shkaku i zgjedhjeve për të mbajtur peng banorët me premtimet e punësimit.

“U bë e madhe kur u promovua kurse tani rri e mbyllur. Nuk e dimë arsyen por spekulohet se para zgjedhjeve do të ketë ndonjë lëvizje për hapjen e kopshtit dhe kështu do të mbahen peng banorët me premtime që do të punësohen”, tha për Portalb R.R., banor.

“Komuna e Sarajit ka nevojë për kopsht fëmijësh, mirëpo kërkesat tona nuk realizohen. Me vite të tëra u promovua ndërtimi, kurse tani që është objekti gati, rri nën dry. Politika ka prekur edhe institucionet për fëmijët fatkeqësisht”, tha I.R., banor

Ndërkaq ditë më parë zëvendës ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov deklaroi se rritja e numrit të Kopshteve private për fëmijë në shtetin tonë përbën prioritet për këtë institucion, pasi mori pjesë në hapjen e një kopshti të tillë në komunën Petrovec, njofton Portalb.mk.

“Pikërisht gjatë këtij viti, fillojmë me realizimin e projektit të ri, i cili, do financojë të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të hapin kopshte për fëmijë. Të interesuarit mund të marrin ndihma nga shteti me vlerë 600 mijë denarë, për kopshte me kapacitet për minimum 40 fëmijë dhe katër të punësuar”, tha Spasov

Se a do të hapen çerdhe të reja në komunat shqiptare ngelet të pritet dhe të shikohet se a do të ketë interesim për një projekt të tillë në këto komuna në të cilat prindërit thonë se ka nevojë për kopshte, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, për këtë vit janë paraparë 6 milion denarë për dhjetë kopshte fëmijësh dhe të gjithë të interesuarit të shfrytëzojnë këtë mundësi te Agjencia për Punësim. / Portalb

LEXO MË SHUMË:

Shkup, kushtet e Çerdhes “11 Tetori”, tmerrojnë prindërit (FOTO)

Haraçina pa çerdhe, prindërit i dërgojnë fëmijët në Shkup

Çairi ka nevojë për çerdhe të re

Pse parku i Çerdhes “Fidani” trajtohet si park publik?!

Pesë muaj pas promovimit, çerdhja e Sarajit ende e mbyllur!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button