Vezët duhen mbajtur në frigorifer apo në temperaturë ambienti pas blerjes?

Kur jemi në supermarket, i marrim vezët në kufetat që ndodhen në banak, por kur shkojmë në shtëpi i fusim në frigorifer. Si duhet vepruar në fakt? Vezët mund të ruhen fare mirë edhe në temperaturën e ambientit larg ushqimeve që mund të jenë të kontaminueshme (vezët mbartin rrezikun e Salmonelës), por për pak ditë.

Ruajini ato në kuti plastike ose kartoni. Megjithatë në etiketat e disa paketimeve ju mund të lexoni “të mbahen në frigorifer mbas blerjes.” Pse? Kjo duhet bërë për të shmangur shokun termik të shkaktuar nga ndryshimi i temperaturës nga supermarketi në makinë, ose në temperaturat e larta në verë, të cilat mund të favorizojnë këputjen e kutikulave të jashtme të lëvores duke lehtësuar kalimin e mikroorganizmave. E ftohta ngadalëson degradimin e vezës dhe zhvillimin e mikroorganizmave. Nëse keni vendosur t’i ruani vezët në frigorifer, fillimisht lërini në temperaturën e ambientit dhe konsumojini brenda disa orësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button