Vardari e fitoi Gostivarin në Ohër

Vardari ka dalë fitues në ndeshjen e mbetur të xhiros së 18-të të Ligës së parë futbollistike e Maqedonisë, pasi e ka mundur Gostivarin me rezultat 2:1. Ndeshja e cila u anulua shkaku i borës, është luajtur në Ohër

Në epërsi të parët kishin kaluar futbollistët e Vardarit me golin e Petrovit në minutën e 37-të, ndërsa 10 minuta më vonë ka barazuar nga penaltia strugani, Flamur Tairi. 

Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë, ndërsa në vazhdim dy trajnerët ndryshuan mënyrën e lojës, mirëpo gjithçka ishte në favor të mysafirëve që realizuan edhe golin e fitores, që ishte vepër e Petroviqit në minutën e  (67’). Me këtë fitore Vardari rikthen pozitën e parë, ndërsa Gosticari është ngujuar në pozitëne fundit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button