Liverpooli dëshiron ta huazojë Shaqirin

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka shprehur interesim për huazimin e mesfushorit të Bayern Muenchenit, kosovarit Xherdan Shaqiri. Lajmi është bërë i ditur të martën nga mediumet angleze. 

Mësohet se Rodgers do të kërkojë huazimin e Shaqirit për pesë muaj dhe do të mundohet t’i bindë krerët e Bayernit ta lirojnë mesfushorin në afatin kalimtar të janarit. “Rodgers kërkon përforcime në krahun e mesfushës dhe Shaqiri është ai që mund ta ndihmojë ekipin për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm”, shkruan “GivemeSport” të martën. 

Shaqiri sapo është kthyer nga lëndimi që pësoi në muajin tetor dhe ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button