fbpx

Rrëfehet pjesëtarja e grupit më të njohur muzikor me deklaratë shokuese

Sot ajo është një nga stilistet më të njohura në rang botëror. Bëhet fjalë për Victoria Beckham, ish-pjesëtaren e një prej grupeve muzikore më të njohur, “Spice Girls”. E ftuar në 100 vjetorin e revistës “Vogue”, duke qenë se sot është një nga emrat më të fuqishëm në industrinë e modës, ajo rrëfeu disa incidente nga koha kur ishte pjesë e grupit muzikor.

“Unë isha më e lidhur me modën dhe kjo ishte plus për mua duke qenë se vajzat e tjera visheshin me rroba që i merrnin falas dhe që ishin plehra. Ndaj kishte buxhet mjaftueshëm për mua dhe fustanin tim  Gucci”- tha Victoria kur morri fjalën, duke theksuar lidhjen e saj me modën që në fillimet e karrierës.

Por deklarata e saj u bë më shokuese kur ajo shtoi: “Ata më fiknin mikrofonin dhe linin të tjerat të këndonin, por ja që qesh mirë ai që qesh i  fundit dhe tani mikrofoni im është i ndezur më së miri”.

Këto ishin fjalët që mesa u kuptua Victoria i ka mbajtur për shumë vite përbrenda, por tashmë me këmbënguljen dhe punën e saj të vlerësuar nuk ngurron t’i shprehë.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close