Januzaj, kandidat për “BBC Young Sports Personality”

Dhjetë sportistë janë kandidatë për çmimin “BBC Young Sports Personality” për vitin 2013, ku përfshihet edhe ylli shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj. 18-vjeçari shpreson të arrijë shokun e skuadrës Wayne Rooney, i cili e ka fituar këtë çmim në vitin 2002.

Duhet theksuar që Januzaj është futbollisti i vetëm në listë pasi të tjerët i përkasin kategorive të tjera të sportit.

Adnan Januzaj është pjesë e ekipit të parë të Manchester United, por ende nuk ka vendosur për cilën kombëtare do të luajë, edhe pse ka lindur në Belgjikë.

Një vit më parë ai fitoi çmimin “Lojtari i Ri më i mirë” i Manchester United

Lajme të ngjashme

Back to top button