Mbaron protesta e sotme, ngjyrat drejt Qeverisë mbeten aty (FOTO-VIDEO)

21:13- Gazetari i Portalb në terren njofton se në mënyrë të qetë protestuesit janë shpërndarë nga Qeveria. Kështu duke shënuar edhe fundin e protestës së sotme.

Protesta 06/05/2016
Protesta 06/05/2016

20:48- Nën ngjyrat e Revolucionit të larmë “bie” edhe Qeveria. Gazetari i Portalb njofton se protestuesit me ngjyra kanë gjuajtur edhe objektin e Qeverisë.

20:35- Protestuesit tanimë janë rrugës drejt Qeverisë.

Protesta 06/05/2016
Protesta 06/05/2016

20:20- Në moment që kanë arritur para Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, protestuesit e kanë gjuajtur institucion me ngjyrë raporton Portalb.

13152624_588271941350499_915109114_n

19:50- Gazetari i Portalb njofton se vendosjen e lavatriçes nga stiropori që nënkupton larjen e parave nga ana e pushtetit, protestuesit e kanë vendosur në mënyrë solemne, duke i përqeshur protokolet e qeveritarëve nga ngjarjet e ndryshme.

Protesta 06/05/2016
Protesta 06/05/2016

19:40 – Protestuesit para Kuvendi kanë lëshuar në qiell balonat me ngjyra bashkë me fotografitë e Gruevskit në shenjë feste ngase, siç thonë ata, partitë githnjë e më shumë po binden se nuk ka kushte për zgjedhje.

Sipas protestuesve partitë e kuptojnë se në këtë shtet korruptiv nuk mund të mbahen zgjedhje të cilat gjithashtu do të jenë të vjedhura dhe jo demokratike.

Ndryshe, balonat me ngjyra bashkë me fotografitë e Gruevskit që fluturuan në qiell simbolizojnë aktin që ky pushtet do të fluturoj ashtu siç fluturuan balonat.

Protesta në Shkup (06.05.2016)

Protesta në Shkup (06.05.2016)
Protesta në Shkup (06.05.2016)

19:17 – Protestuesit kanë arritur para Kuvendit pa shkaktuar ndonjë incident. Ata kanë vendosur një lavatriqe të improvizuar që simbolizon larjen e parave apo qëllimin e kësaj protesta që është korrupsioni.

Protestuesit përmes autoparlantëve kanë lëshuar bisedat e përgjuara të funksionarëve të lartë të VMRO-së që bisedojnë për korrupsion.

 

2

1

3

18:51 – Protestuesit kanë nxjerr balonat laraman në protestën e sotme. Bashkë me balonat janë ngjitur edhe fotografitë e Gruevskit. Për dallim nga ditët tjera protesta e sotme duket më zbavitëse.

 

a3

 

a1B A

A7Lëvizja Civile “#Protestoj” ka nisur protestën e 18 të “Revolucionit Laraman”, kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që me 12 prill i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime, njofton Portalb.

A6

Protesta në Shkup (06.05.2016)

a5

Protesta në Shkup (06.05.2016)

a3

Tradicionalisht, protesta ka filluar në ora 18:00 para godinës së PSP-së në Shkup.

Në fokus të protestave të sotme do të jetë çështja e korrupsionit, gjegjësisht ashtu siç njoftojnë organizatorët, në shënjestër të “Revolucionit Laraman” do të jetë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Sipas tyre, KSHPK-ja, institucioni që duhet të flet, gjatë gjithë kohës ka heshtur.

Lëvizja Civile “#Protestoj”, sot do të protestojë në 12 qytete: Shkup, Kumanovë, Resnjë, Strumicë, Gjevgjeli, Koçan, Shtip, Kriva Pallankë, Veles, Prilep, Manastir dhe Ohër.

Lëvizja Civile “#Protestoj” ka parashtruar 8 kërkesa që protestat të ndalen:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
  2. Të jep dorëheqje Ivanov.
  3. Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
  4. Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
  5. Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
  6. Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
  7. Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
  8. Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

“#Protestoj”, ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen këto kërkesa ata do të vazhdojnë me protestat në rrugë, transmeton Portalb.

Përndryshe, “Revolucioni laraman’, është emri i protestës në të cilën qytetarët në çdo protestë kanë në shënjestër institucionet dhe objektet e shtetit të cilat i gjuajnë me ngjyrë.

Deri më tani janë gjuajtur me ngjyrë Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë, objektet e Shkupit 2014, zyra e presidentit Ivanov, Qeveria e Maqedonisë, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dy përmendoret në formë luani të cilët gjenden në urën “Goce Dellçev”, fotografitë e Nikolla Gruevskit, Gjorge Ivanovit dhe Gordana Jankulloskës, objekti i Gjykatës Themelore Shkupi 1, objekti i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) si dhe është ngjyrosur sheshi Maqedonia me ngjyrë të kuqe duke e rikujtukuar 1 vjetorin e publikimit të përgjimit ku dëgjohet se si pushteti është munduar ta fshehë vrasjen e Martin Neshkovskit.

Përveç protestës së 13 prillit, ku protestuesit arritën të futën në Zyrën Popullore të presidentit Gjorge Ivanov dhe ta demolojnë atë, protestat kryesisht kanë qenë të qeta dhe pa incidente. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button