Fenomeni Ronaldo: Messi do të fitojë përsëri Topin e Artë

Që Ronaldo Luiz Nazaro De Lima, I njohur me nofkën Fenomeni, preferon Messin para Ronaldos, kjo tashme dihet, por 37-vjeçari është nga ata që bësojnë se sulmuesi I Barcelonës do ta fitojë për të pestën herë radhazi Topin e Artë.

Unë besoj se Messi do të fitojë përsëri.

Edhe pse ylli argjentinas është I dëmtuar, sipas Fenomenit kjo periudhë do t’I shërbejë për të karikuar bateritë.

Prej 5 vitesh Messi ka zhvilluar shumë ndeshje, duke qenë protagonist absolut në botën e futbollit. Tani ka pësuar një dëmtim që nuk është shumë I rëndë, por që po e detyron të mungojë në shumë takime. Këtë pushim po e shfrytëzon për të karikuar bateritë.

Ronaldo, I cili bën pjesë në komitetin organizator të Botërorit Brazil 2014, beson se për titullin do të rivalizojnë Brazili, Gjermania dhe Spanja.

Për mendimin tim këto skuadra janë tre favoritet. Besoj se do të jenë protagonistet absolute të këtij botërori.”

Lajme të ngjashme

Back to top button