Si të kemi fytyrë rinore pa ndihmën e operacioneve plastike

Rrudhat nuk janë veçse shenje e kohës qe kalon dhe këtë gjë jemi te detyruar ta pranojmë edhe ne lidhje me ndryshimet qe pëson trupi ynë. Megjithatë, një ndihme te vogël mund t’i japim vetes pa qene madje nevoja e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Dhe ne këtë rast e kemi fjalën për ndihme qe mund ta japim vete, ne shtëpi dhe pa shume shpenzime. Anthony Youn, një ekspert qe për shume vite është marre me studimin e sekreteve te kirurgjisë, dermatologjisë dhe make up-it, tregon përvojën e tij ne një shkrim per Daily Mail.

Sipas doktorit britanik, ne këtë drejtim një rol parësor dhe te rendesishem luan pa dyshim ushqimi, një mënyrë jetese e ekuilibruar, pa alkool, pa duhan, pa shume rrezatim diellor, mundësisht me sa me pak stres dhe me kujdes për lëkurën. Nëse mjekët praktikojnë ne klinikat e tyre produkte te posaçme qe mundësojnë procesin e esfoliazione-s (largimi i qelizave te vdekura te lëkurës), me te cilat ata arrijnë rezultate te shkëlqyera, duhet te dimë se substanca qe arrijnë te njëjtin rezultat kemi edhe ne frigoriferin tone.

1. Peeling me molle. Për këtë përzihen 3 luge suko molle me 2 luge qumësht dhe një te bardhe veze. Këtë përzierja e shtrijmë mbi lëkurë dhe e leme ashtu për 15 minuta. Pas kësaj e shpëlajmë fytyrën me ujë. Si acidi malik i mollës, ashtu dhe ai laktik i qumështit kane vlera te mirëfillta ezofilante, ndërsa albumina është një element antirudhë par exelence

2. Për rrudhat rreth syve. Për këtë zieni një patate për 30 minuta. Pas kësaj, lëreni te ftohet dhe pelten qe krijohet përziheni me 5 luge kos te zakonshëm. Këtë përzierje vendoseni ne këndet e syve, lëreni ashtu për 15 minuta dhe me pas shpëlajeni me ujë te ngrohte. Patatja siç dihet është e pasur me Vitamine A, një antioksidant i fuqishëm, ndërsa acidi laktik i kosit, siç thamë edhe me lart është një ezofilant i mire.

3. Majoneza. Albumina qe ndodhet ne te është një përbërës i shkëlqyer për t’i dhënë shkëlqimin e humbur fytyrës dhe e kombinuar edhe me vajin e ullirit, arrin nje rezultat edhe me te mire dhe te plote. Këshillohet majoneza e përgatitur ne shtëpi. Një sasi te vogël majoneze vëreni ne këndet e syve dhe fërkojeni butësisht me një pambuk dhe me pas shpëlajeni me ujë te ngrohte. Pas kësaj mund te aplikoni kremin tuaj te zakonshëm.

4. Për t’i dhënë volum buzëve. Për këtë do te na duhet një luge vazeline dhe një pike vaj esencial mente. Përzierjen e përftuar shtojeni me pak spec djegës Cayenna. Kalojeni përzierjen mbi buze dhe do te shikoni ndryshimin e menjëhershëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button