Zbulohet më në fund i dashuri i fshehtë i Rihanna-s, nuk është Di Caprio

Kur revista prestigjioze PEOPLE raporton një romancë, të gjithë e dinë që “është e vërtetë”. Një burim ka thënë ekskluzivisht për revistën se Drake dhe Rihanna kanë “plot një muaj që po dalin bashkë”. Disa vite më parë u përhapën thashetheme se çifti po dilnin bashkë, në vitin 2011 e, me sa duket, tani e kanë përmirësuar marrëdhënien.

Që kur publikuan hitin “Work”, thashethemet për çiftin fluturuan. Së pari, filloi të qarkullonte një video për këngën, pastaj Drizzy u shfaq në një nga koncertet e Rihanna-s duke i thënë publikut: “Bëni pak zhurmë për vajzën më të mirë që kam njohur ndonjëherë në jetën time”,- duke iu referuar Ririt, natyrisht.

“Çifti kanë dashur ta mbajnë të fshehtë, sepse këtë herë mendojnë të bëjnë gjënë e duhur dhe ta mbajnë larg vëmendjes publike jetën e tyre private”,- thotë një burim i afërt për PEOPLE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button