Në një kamion me targa të Serbisë janë zbuluar 29 migrantë

) ­ Gjatë kontrollit policor të automjetit të ngarkuar “iveko” me targa të Serbisë, i drejtuar nga N.T. (23) nga Republika e Serbisë, dje rreth orës 7:30 janë gjetur 29 migrantë. Siç informon MPB­ja, kontrolli është kryer në rrugën e vjetër Udovë­Demir Kapi, në afërsi të udhëkryqit për fshatin Klisura.

Katër nga migrantët e zbuluar janë nga Pakistani, ndërsa 25 janë nga Afganistani. “Personat janë dërguar në stacionin policor në Negotinë, ndërsa kundër shtetasit të Serbisë është ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “kontrabandë me migrantë”. Nga ana e gjykatësit për procedurë paraprake, i është përcaktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve”, kumtoi MPB­ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button