Banorët e Maqedonisë, ndër më të përvuajturit në botë

Maqedonia është radhitur ndër vendet e para të botës sa i përket vuajtjes së banorëve. Sipas një hulumtimi të kryer nga Gallup, Maqedonia është vendi i shtatë në botë në të cilin në vitin 2012 banorët jetojnë në kushte aq të këqija sa që mund të konsiderohet si “vuajtje”. 

Të anketuar ata janë shprehur negativisht për gjendjen e tyre të jetesës.


Në majën e kësaj liste “fatkeqe” qëndron Bullgaria me 39% vuajtës, ndërsa Maqedonia ka 31 % të banorëve që kanë vuajtur gjatë vitit të kaluar.

Më të lumtura janë ata që jetojnë në Katar, Suedi, Norvegji.

Anketa është kryer përmes telefonit dhe në takime të drejtpërdrejta.

Lajme të ngjashme

Back to top button