Gazetari dhe moderatori Nazim Rashidi

“Ali Ahmeti dhe BDI kanë një shans të madh që të përforcojnë edhe më shumë faktorin shqiptar, sepse momentet e krizave gjithmonë, përveç vështirësive sjellin edhe mundësi. Është e qartë se Maqedonia do të përfshihet në një fazë bisedimesh dhe negociatash dhe prandaj i duhet dhënë fund funksionimit të qeverisë pa kontroll shqiptar. Roli i tij deri më tani është parë si favorizues ndaj VMRO -DPMNE-së, por tashmë në fazën që është Maqedonia, dhe me pozicionin që ka BDI, ai dhe subjekti i tij duhet të insistojnë në mekanizma ku çdo vendim i ardhshëm i qeverive të reja të ketë parimin konsensual shqiptaro-maqedonas. Ne pamë se shqiptarët kishin iluzion se bashkëqeverisnin. Një bashkëqeverisje e vendosur në forma arkaike me fjalë të dhënë, nuk përputhen me realitetin, kështu që ndërtimi i Maqedonisë post krizës aktuale, do të duhet me çdo kusht të përfshijë dhe rregullin, që pala maqedonase, kush do qoftë ajo, të pranojë parimin konsesual e vendimmarrjes. A do jetë kjo “Badenter” për gjithçka, apo miratime me nënshkrime të lidhura mes ministrave dhe zëvendës ministrave, mbetet për tu diskutuar. Aspekti tjetër thelbësor, jetik, është niveli dhe mendësia e përfaqësuesve në qeveri. Duhet thënë hapur dhe me zë të lartë, se disa mekanizma ligjor që mundësojnë mbrojtjen e interesit shqiptar nuk përdoren nga vetë këta përfaqësues. Dominimi i interesave të ngushta partiak apo dhe individuale ka bërë që në institucione të vinë njerëz me aftësi të kufizuara profesionale por edhe kombëtare. Këto interesa kanë lejuar që institucionet të drejtohen nga njerëz me prirje anti evropiane dhe perëndimore për ca vota më shumë apo ca interesa më shumë. Ky mentalitet duhet të çrrënjoset. Këtë e mundësoi një qeverisje e pa përgjegjshme dhe e orientuar nga interesat. Vetëm kalkulimet e vogla lejojnë shfaqjen e mykut në vizionin kombëtar. Pas shkundjes dhe daljes në ajër të pastër politik, është koha për të parë përtej xhepave dhe interesave të ngushta. Momenti i diskutimit të krizës do të duhet të qartësojë këtë segmente. Dhe në fakt kjo më nuk i përket vetëm Ali Ahmetit dhe BDI-së, edhe pse ata kanë përgjegjësi të madhe sepse do të marrin vendime, por edhe subjekteve të tjera. Çdo mbështetje e regresit dhe anti-evropianizmit do të jetë dështim kombëtar, dhe çdo nxitje e prirjeve dhe rrymave jashtë trungut dhe rrugës me shqiptarët e tjerë në rajon do të jetë një sjellje që do të çojë drejt humnerës vlerta evropiane të ndërtuar me vite nga udhëheqësit kombëtar. Se di nëse dikush ka guxim të lejojë një gjë të tillë?”, për Portalb.mk, Rashidi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button