Publicisti dhe analisti nga Kosova, Fadil Lepaja

“Duke vlerësuar proceset në Maqedoni dhe ato drejt BE dhe NATO-s orientimi që ka ndjekur z. Ahmeti është i arsyeshëm dhe i qëndrueshëm, dhe përfundimisht paraqet mundësinë e vetme për me vepruar në një ambient të kontaminuar me urrejtje, me anti-shqiptarizëm dhe me faktorë jasht-ballkanik si Turqia dhe Rusia, të cilët e bëjnë tejet të komplikuar për një parti apo lider te përmbushë njëkohësisht qëllimet afatgjata dhe ato afatshkurtëra. Mendoj se avanturizmi, në formën e krijimit të zjarreve të mëdha në Ballkan, nuk i shkon për shtati interesave nacionale të shqiptarëve, sikurse nuk u shkon për shtati as largimi nga rruga e bashkëpunimit me faktorët euro-atlantik. Pa dashur të hyj në marrëdhëniet e brendshme në mes të shqiptarëve dhe strukturimin e grupeve të interesit atje, mendoj se Ali Ahmeti përgjithësisht është treguar i arsyeshëm në dy proceset kryesore: raportet me BE dhe me maqedonasit. Konflikti i sërishëm me Maqedonasit nuk është në interes të ambicieve rajonale dhe kontinentale të shqiptarëve. Por, pavarësisht, problemeve eventuale me ligjin, të z. Ahmeti apo te z. Thaçi, unë mendoj se ata është dashur të ndërtojnë një platformë të përbashkët, kombëtare e demokratike e gjithsesi euro-atlantike te shqiptarëve në Maqedoni, duke pajtuar të kaluarën, të tashmen e rrjedhimisht duke krijuar një të ardhme pa konflikte brendashqiptarë në Maqedoni”, u shpreh për Portalb.mk Lepaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button