Publicisti dhe profesori universitar nga Shqipëria, Elvis Hoxha

“Emri i protestës dhe çdo forme të mundshme të rezistencës së shqiptarëve ne Maqedoni nuk është më e mundur nën organizimet e Ali Ahmetit as Menduh Thaçit. Këta janë emrat që e kanë kthyer shtypjen dhe luftën e shqiptarëve për të drejta dhe përfaqësim në kredi për marrëveshje me një qeveri antidemokratike dhe antishqiptare maqedonase. Shqiptarët duhet të heqin dorë edhe nga parti që i shtyjnë drejt bashkimit në protesta që nuk u takojnë. Shqiptarët nuk janë opozitë si Zaev. Elementi shqiptar nuk është opozitë e një qeverie maqedonase, por është në opozitë me vetë konceptimi dhe themelimin e shtetit maqedonas. Nëse nuk mblidhemi te vetja, por mbështesim politikay e partive maqedonase, ne punojmë për një shtet të gënjeshtërt sa dhe skulpturat butaforike të Shkupit. Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe pjesëmarrjet e tyre në qeveritë maqedonase, shtuar bashkangjitjet tona në protesta tërësisht në lojën e shtetit maqedonas, i kthen figurat tona politike në skulptura kiç, jo të historisë, por të politikës së Shkupit. Mirë është që kësaj here protestat të organizohen në vendet ku jetojnë dhe vuajnë shqiptarët. Protestat duhet të jenë krejt shqiptare që të vërtetojnë se Maqedonia nuk është shtet maqedonas, por shqiptaro-maqedonas”, potencoi për Portalb.mk Hoxha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button