BDI hesht, edhe LSDM reagon ndaj car Dushanit

Bashkimit Demokratik për Integrim sot ka heshtur në kuvend kundrejt akuzave të opozitës si të Rilindjes Demokratike Kombëtare ashtu edhe të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në lidhje me vendosjen e carit serb në qendrën e Shkupit

LSDM-ja tha se ajo përbën nxitje ideologjike, por edhe një tjetër shpenzim nga arka e shtetit. 
“Për Car Dushanin historia flet se ka qenë pushtues në këto troje, dhe këtu për ne është problematike ideologjia e kësaj qeverie, e cila në aspektin ideologjik as që ka idenë se për çfarë bëhet fjalë. Dhe aspekti i tretë është se ku mund të harxhohen paratë, në kushtet kur po shkatërrohen konviktet e studentëve, në kohën kur subvencionet e buqëve nuk vijnë në kohë, kur mbretëron varfëria dhe frika tek qytetarët. Të harxhoni para’ kështu pamëshirshëm, për personalitete historike problematike për maqedonasit, mendoj se është skandal”, u shpreh Gordan Georgiev, LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button