“Sulmi ndaj kampit të refugjatëve, tregon poshtërsinë e regjimit”

Sekretari britanik për Punët e Jashtme, Philip Hammond, në lidhje me sulmin ajror ndaj një kampi refugjatësh 20 kilometra në afërsi të kufirit më Turqinë, ka deklaruar se ky sulm është një tregues i qartë se deri në çfarë pike mund të ulet regjimi i Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Hammond e ka cilësuar se të “tmerrshëm” sulmin ajror ndaj kampit ku humbën jetën 27 persona.

“Këto veprime të regjimit të Asadit janë një tregues i qartë për të gjithë që ai poshtëron përpjekjet për ndalimin e luftimeve në Siri”, ka theksuar Hammond.

Duke vënë në dukje se ditën e djeshme Simfonia ruse e Teatrit të St. Petersburg Mariinski organizoi një shfaqe orkestrale ne Palmira, Hammond u shpreh: “Kjo është ana e pasme e shfaqjes teatrale të organizuar në Palmira me qëllim tërheqjen e vëmendjes nga dhimbja e miliona sirianëve. Ka ardhur koha që edhe ata të cilët mbështesin Asadin ti thonë ‘mjaft’ atij duke marrë shkas nga kjo ngjarje.”

Të paktën 27 persona humbën jetën në një sulm ajror të forcave të regjimit të Asadit në një kamp refugjatësh, në qytetin Idlib. Ndërkohë në mesin të vrarëve kishte gra dhe fëmijë.

Njerëzit e ikur nga vendet e konfliktit për shkak të sulmeve në Halep, Idlib dhe Latakia ishin vendosur në kampin Kamune i cili ndodhet rreth 20 kilometra në afërsi të kufirit me Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button