Gazetari dhe publicisti, Xhelal Neziri

“Ali Ahmeti ka një komoditet më të theksuar në këtë krizë përderisa protestat te shqiptarët shihen vetëm si punë e brendshme e maqedonasve. Pra, Ahmeti nuk humb asgjë nëse e përkrah Gruevskin që me çdo kusht apo pa kusht zë shkojë në zgjedhjet e 5 qershorit. Përderisa nuk ka opozitë aktive te shqiptarët, Ahmeti do të luajë duke u udhëhequr nga interesat e ngushta partiake apo klanore, e jo nga interesat e elektoratit apo bashkësisë etnike që pretendon ta përfaqësojë. Opozita në Maqedoni duhet ta ketë të qartë se një qeveri multietnike VMRO-BDI mund të mundet vetëm nga një opozitë poashtu multietnike. Çdo përçarje në baza etnike e opozitës vetëm se forcon pozitat e pushtetit multietnik”, theksoi për Portalb.mk Neziri.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ku eshte dallimi? Derisa nuk ka ndryshuar aspak qendrimi i partive maqedonase lidhur me statusin shqiptare, pse na duhet ta ndjekim rrugen e Vmro-Bdi, pse nuk kontribojm ta kemi opoziten shqiptare, e cila do ti mbroj interesat e shqiptarve dhe do te kerkoj te zgjidhet ceshtja e shqiptareve ne maqedoni, si shtet formues, te barabart ne gjitha sferat, me gjuhe zyrtare dhe flamur. Nuk do te komentoja po te ishte deklarat e nje qytetari, per fatekeqsisht keto po i ndegjojm nga nje analist dhe gazetar i cili nuk pati guximin ti kerkoj llogari Bdi per 15 vite pushtet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button