Bejta premton kujdes për personat me nevoja të posaçme

Me rastin e  Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Posaçme, kryetari  i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, vizitoi institucionet e fëmijëve dhe personave me nevoja të posaçme. 

Ai ishte në klasat e posaçme në shkollën “Ismail Qemali” dhe “Mustafa Qemal Ataturk”, në shoqa?tën personave me shikim të dëmtuar “Realiteti” si dhe në qendrën ditore për përkujdesje të fëmijëve me nevoja të posaçme.

Bejta tha sa ndihma ndaj kësaj kategorie të personave nuk do të mungoje nga ana e komunës. 

“Për mua kjo kategori e qytetarëve dhe e fëmijëve janë kategoria më e nderuar tek unë. Unë kam dashuri dhe respekt të veçantë dhe kërkoj edhe nga gjithë qytetarët e qytetit të Gostivarit që ndaj kësaj kategorie, ndaj fëmijëve dhe qytetarëve me të meta të veçanta të kenë një respekt të veçantë”, tha në mesazhin e tij, kryetari Nevzat Bejta. 

Këto donacione dhe dhurata janë vetëm një simbolik dhe kërkesë e parashtruar nga vetë institucionet për ato që u nevojitet, tha kryetarja e këshillit rinor, Atibe Arifi. 

“Ne si rini përcjellim mesazhin se të gjithë qytetarët e Gostivarit ta respektojnë dhe inkuadrojnë këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë sonë, ti përkrahin dhe ti mbështesin që edhe ato të jenë aktiv në jetën shoqërore”, tha Arifi. 

Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Gostivar e falënderoi komunën e Gostivarit për kontributin, për gjestin e mirë dhe human të bërë këtë ditë të rëndësishme të personat me nevoja të veçanta. 

Komuna e Gostivarit, Qendrës ditor i ndau tre panele për ngrohje, Shoqatës së personave me shikim të dëmtuar një printer dhe nxënësve të shkollave “Ismail Qemali” dhe “Mustafa Qemal Ataturk” pajisje shkollore. Vlera e donacioni është 90 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button