Aksident në aksin Tiranë-Durrës, bllokohet trafiku

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Tiranë-Durrës ku janë përfshirë dy makina, raporton Top Channel.

Sipas dëshmitarëve që na dërguan pamjet nëpërmjet rubrikës “Ti Raporton”, shkak i aksidentit ka qenë mjeti tip Ford që duke mos respektuar distancën e sigurisë ka goditur nga pas një tjetër mjet tip Mercedes Benz.

Nga aksidenti raportohen vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz.

Në autostradë janë krijuar radhë të gjata trafiku deri në momentin që në vendngjarje janë paraqitur forcat e Policise Rrugore dhe kanë menaxhuar situatën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button